Policia gjermane, ka vrarë një 18- vjeçar me origjinë austriake, pasi ditën e sotme i riu qëlloi me armë zjarri pranë Muzeut Nazist dhe Qendrës së Dokumentacionit dhe konsullatës izraelite në qendër të Mynihut.
Mësohet se 18 vjeçari, u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë gjermane dhe humbi jetën në në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa autoritetet thanë se ai kishte në plan të sulmonte konsullatën e Izraelit në këtë qytet.
Sipas një video të publikuar nga La Repubblica, shihen njerëzit që vrapojnë në rrugë të tmerruar, pasi dëgjojnë të shtënat me armë zjarri.
Oficerët ishin lajmëruar për një person që mbante një armë në zonën Karolinenplatz, pranë qendrës së Mynihut, dhe iu përgjigjën zjarrit kur ai qëlloi mbi ta, ndërsa 18- vjeçari mbante një pistoletë të vjetër të gjatë me një bajonetë të bashkëngjitur.
"Në Mynih, në Karolinenplatz, sot në mëngjes ka pasur një shkëmbim të shtënash midis policisë dhe një burri që kishte një armë të gjatë me vete. Burri u godit dhe aktualisht është plagosur", tha zëdhënësja e policisë së Mynihut Saskia Peters.
Ndërkohë, faqja e internetit të revistës Focus thotë se ky episod mund të lidhet me 52 vjetorin e sulmit të Lojërave Olimpike të Mynihut në 1972 kundër atletëve të delegacionit izraelit nga organizata terroriste Shtatori i Zi.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme izraelite
Ministria e Jashtme izraelite tha se konsullata e Mynihut ishte e mbyllur në momentin e të shtënave që ndodhën mëngjesin e sotëm pranë selisë konsullore dhe Muzeut dhe Qendrës së Dokumentacionit mbi Nazizmin në kryeqytetin bavarez.
Sipas ministrisë izraelite, asnjë personel i konsullatës nuk ishte i përfshirë në incident. Policia e Mynihut raportoi të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit dhe se një person i dyshimtë u qëllua.
Policia gjermane shkëmbeu zjarr ditën e sotme me një 18 vjeçar në afërsi të konsullatës së Izraelit në Mynih.
Sulmuesi vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa autoritetet thanë se ai kishte në plan të sulmonte konsullatën e Izraelit në këtë qytet.
Sipas mediave të huaja, sulmuesi i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë gjermane në qytetin e Mynihut ishte një 18 vjeçar me shtetësi austriake.
Autoritetet ende po hetojnë për motivet, por besojnë që ai kishte planifikuar të sulmonte Konsullatën e Izraelit në këtë qytet.
Eshte me prejardhje nga bosnja jo austiak i lindur.
Përgjigju