Foto ilustruese

Bota

Gjermani, teste COVID për të gjitha fluturimet hyrëse

26 Mars 2021, 08:17| Përditesimi: 26 Mars 2021, 08:19

  • Share

Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi të enjten (25.03) se personave që fluturojnë në Gjermani do t'u kërkohet t'i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga mesnata e së dielës, 28 mars.

Udhëtarëve do t'u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.

Rreptësimi i rregullave fillimisht mendohej të miratohej të premten. Sidoqoftë, zyrtarët e shëndetësisë thanë, se ata do t'i shtyjnë për ditën e dielë për t'u dhënë udhëtarëve dhe linjave ajrore kohë të përgatiten. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin.

Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t'u duhet një test negativ.

Rregulli me kërkesën për testim ndaj COVID-19 pritet të zgjasë deri në mes të majit.

Linjat ajrore kanë thënë, se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës.

Numri i rasteve të infektimeve me Covid-19 për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113./ DW

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?