Treni del nga shinat në Gjermani

Bota

Gjermani/ Treni del nga shinat, 4 persona të vrarë dhe 34 të tjerë të plagosur

27 Korrik, 22:15| Përditesimi: 27 Korrik, 22:19

  • Share

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mbrëmjen e së dielës në rajonin Baden-Ëürttemberg, Gjermani, duke shkaktuar 4 persona të vrarë dhe 34 të tjerë të plagosur

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 pranë Zëiefaltendorf, në rrethin Biberach. Sipas një zëdhënësi të Policisë Federale në Stuttgart, dy vagonë të trenit ekspres rajonal të Deutsche Bahn dolën nga shinat. Në tren ndodheshin rreth 100 persona në momentin e aksidentit.

“Të paktën tre persona janë të plagosur, por ende nuk ka informacion mbi ashpërsinë e plagëve,” tha zëdhënësi. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke punuar për të arritur pasagjerët brenda vagonëve të përmbysur.

Sipas mediave të huaja, një pjesë e trenit ka dalë plotësisht nga shinat dhe është përmbysur në argjinaturën me pemë afër vendit të aksidentit. Ekipet e policisë dhe shpëtimit udhëtuan në distanca të gjata për të mbërritur në vendngjarje dhe prej orës 19:30 janë duke menaxhuar situatën.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?