Eisenbahnstrasse

Gjermani/ U gjet i plagosur në rrugë, shqiptari humb jetën në spital

14 Korrik, 14:06| Përditesimi: 14 Korrik, 14:13

  • Share

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në spital pasi u gjet i plagosur në rrugë mbrëmjen e 13 korrikut.

Ngjarja ka ndodhur në Eisenbahnstrasse në Leipzig, Gjermani. Disa persona pasi kanë parë trupin e viktimës të shtrirë në rrugë, lajmëruan policinë.

Sipas oficerëve thuhet se ka pasur një përleshje fizike. Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Për të rënë në gjurmët e tyre, zona e Eisenbahnstrasse u mbyll përkohësisht gjatë natës, raporton Bild.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?