Kronikë

Gjermani/ Vrau me thikë shqiptarin 25- vjeçar, 17 vjeçari i dyshuar dorëzohet në polici

5 Nëntor 2021, 00:42| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 00:48

  • Share

Gjermani- Një 25- vjeçar u vra me thikë dy ditë më parë në qytetin e Këln-Bickendorf. Pas kësaj ngjarje të dhunshme dhe tronditëse një 17- vjeçar është dorëzuar në polici dhe dyshohet se ka goditur viktimën me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Aktualisht i mituri i akuzuar ndodhet në paraburgim për të rinjtë  dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen pa praninë e avokates së tij. Policia ende po heton lidhur me ngjarjen dhe në ve­çanti të lidhjeve të mëparshme mes viktimës dhe të miturit të akuzuar si dhe për dështimarë të mundshëm nga vendi i ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?