Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach

Bota

Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH

21 Janar, 15:50| Përditesimi: 21 Janar, 16:01

  • Share

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach ka kritikuar planet e presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas mediave të huaja, Lauterbach e quajti njoftimin e Trump një goditje për luftën ndërkombëtare kundër krizave globale shëndetësore.

‘’Pa kontributet e SHBA-së, do të jetë shumë më e vështirë të ndihmohen vendet e prekura nga sëmundjet infektive ose fatkeqësitë mjedisore. Shumë programe të OBSH-së për t’iu përgjigjur urisë, fatkeqësive natyrore dhe luftërave financohen nga dollarë amerikanë’’, theksoi Lauterbach.

Ai gjithashtu theksoi se siguria globale shëndetësore është në interes të të gjitha vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Qindra mijëra njerëz do të ishin në rrezik, veçanërisht shumë fëmijë. Si një partner i kahershëm i OBSH-së, është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e saj dhe ka rritur kontributin e saj në OBSH vitet e fundit’’, tha ai. 

Donald Trump kishte tentuar të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga OBSH në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë, por nisma u rrëzua nga pasardhësi i tij, Joe Biden, në vitin 2021, përpara se të hynte në fuqi. 

Në një urdhër ekzekutiv të hënën, Trump tha se organizata i ishte përgjigjur dobët pandemisë së koronavirusit dhe po kërkonte në mënyrë të padrejtë kontribute nga Shtetet e Bashkuara.  

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 22/01/2025 10:45

    shume mire duhet te terhiqen te gjitha shtetet nga kjo organizate kriminale qe na detyruan ne popujve te gjitha botes duka u bashkuar dhe qeverite te na vaksinonin me zor ose ndryshe do te na pushonin nga puna per tu bre pjese e eksperimenteve dhe njerzit po humbin jenet stop diktatures.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?