Azilantë në Gjermani

Bota

Gjermania do rishikojë 4 mijë vendime për azilantët, u dhanë në shkelje

27 Prill 2018, 08:45| Përditesimi: 27 Prill 2018, 09:32

  • Share

Gjermania do të rishikojë mijëra vendime për azil politik. Deklarata e nje zv/ministrit te Brendshem gjerman vjen nderkohe qe prokurorët po hetojnë një zyrtar te migracionit, i cili dyshohet se ka miratuar aplikacione që nuk kanë përmbushur kriteret. 

Mbi një milion emigrantë, që janë larguar nga konflikti në Lindjen e Mesme kanë mbërritur në Gjermani që prej 2015-s. Kjo gjë ka rritur shqetësimin për kohezionin social dhe sigurinë.

Zëvendësministri i Brendshëm, Stephan Mayer ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë do të rishikojë vendimet për 4,568 azile të lëshuara në periudhën janar 2013 – janar 2017.

Certifikatat për pranimin e azilit do të anulohen nëse lejohet ligjërisht ka thënë ai. Të premten, prokurorët kanë thënë se një zyrtar po dyshohet se u ka dhënë azil rreth 1,200 personave, të cilët dyshohen se nuk kanë plotësuar kriteret. Shumica prej këtyre personave që kanë fituar azil, i përkasin komunitetit etnik Yazidi.

Mayer ka thënë se dhjetëra persona të tjerë dyshohen se kanë punuar me këtë zyrtar të migracionit, i cili ka lëshuar azil. Këtu, sipas tij, përfshihen edhe dy firma ligjore. Mayer ka thënë se të gjitha vendimet e këtyre firmave do të rishikohen./REL/

Komento

Komente

  • Riflo: 27/04/2018 09:44

    Po normal qe jane dhene me shkelje, se ata te shkretet qe kan hall shkojne me te drejte e nuk fitojne se jane te trembur,te strukur, te perndjekur, nuk i ndihmon njeri, nuk merren me falsifikime. Kera bq slejn gjo pa falsifiku dhe i marrin te drejten tjetrin, pastaj thone ne shqiperi ska drejtesi, ska pune etj... Kur jane te paret te padrejtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?