Protestues në aeroport, Gjermani

Gjermania do të ndalojë protestat në aeroport: Janë të rrezikshme

15 Gusht, 16:49| Përditesimi: 15 Gusht, 16:54

  • Share

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser i ka cilësuar protestat në aeroportet gjermane si “të rrezikshme” duke thënë se do të dënohen ashpër.

“Këto veprime kriminale janë të rrezikshme dhe marrëzira”, shkruan Faeser në një postim të publikuar në X.

Më tej ajo shtoi se  qeveria do të ndërmarrë masa të ashpra për protestuesit.

“Demonstruesit jo vetëm që po rrezikojnë jetën e tyre, por po rrezikojnë edhe jetën e të tjerëve”, shkroi ajo, duke vënë në dukje se qeveria ka propozuar dënime të rënda me burg. Qeveria po kërkon gjithashtu që aeroportet të përmirësojnë ndjeshëm sigurinë e objekteve të tyre”, thekson ajo.

Ditën e sotme, aktivistët e grupit klimatik të Gjeneratës së Fundit protestuan në aeroportet në Berlin-Brandenburg, Shtutgart, Nuremberg, Këln-Bo dhe shkaktuan vonesa përreth dy orë.

Thelbi i një projektligji, i miratuar nga Kabineti më 17 korrik, por që ende ka nevojë për miratimin nga parlamenti ose Bundestagu, është krijimi i një dispozite të re që e bën ndërhyrjen e qëllimshme, të paautorizuar në aeroport - një vepër të dënueshme nëse veprimi dëmton sigurinë e trafikut ajror civil.

Më parë, në raste të tilla duhej vetëm një gjobë. Hyrja e qëllimshme, e paautorizuar në pjesën e aeroportit do të dënohet në të ardhmen me deri në pesë vjet burg.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?