Gjermania/ Dy laboratorë privatë konfirmojnë helmimin me Noviçok të kryeopozitarit Aleksei Navalny

14 Shtator 2020, 13:41| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 13:44

  • Share

Gjermania ka thënë se analizat e pavarura të dy laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është helmuar me agjent nervor të grupit Noviçok.

“Tre laboratorë tani ndaras kanë ofruar të dhëna të agjentit nervor, të grupit Noviçok, si shkas për helmimin e Navalnyt. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të sqarojë çfarë ka ndodhur. Ne jemi në kontakt të ngushtë me partnerët evropianë për hapat e ardhshëm”, ka thënë qeveria gjermane përmes një deklarate më 14 shtator, teksa ka bërë të ditura gjetjet e reja.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe më vonë është dërguar në Gjermani për trajtim, me kërkesë të gruas së tij.

Ekspertët gjermanë kanë thënë se 44-vjeçari, që synon të luftojë korrupsionin, është helmuar me agjent nervor të kategorisë ushtarake.

Këto të dhëna kanë shtyrë liderët botërorë që t’i kërkojnë Rusisë hetimin e rastit.

Autoritetet ruse kanë refuzuar hapjen e ndonjë hetimi penal, duke thënë se nuk kanë të dhëna për shenja të helmimit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë më 10 shtator se ka mundësi që helmimi është udhëruar nga zyrtarë të lartë të Moskës.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit dhe të tjerë besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë mbrapa helmimit.

Mirëpo Kremlini ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

Ora 18:23
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Navalny! Lavrov anulon vizitën në Berlin: Ka tejkaluar kufijtë e mirësjelljes dhe arsyes

Kushtet shëndetësore të kryeopozitarit rus Alexei Navalny po përmirësohen. Disidenti i konsideruar i helmuar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë, tani mund të ngrihet nga shtrati I spitalit gjerman ku ndodhet për tu kuruar.

Kjo u raportua sot nga mjetët e spitalit Charité në Berlin, ku u shtrua që nga 22 gushti I dyshuar i helmuar me Novichok.

Suedia dhe Franca konfirmojnë helmimin nga Novichock

Ndërkohë, qeveria e Berlinit ka deklaruar se laboratorët francezë dhe suedezë kanë konfirmuar se disidenti rus Alexei Navalny u helmua nga një agjent kimik i grupit Novichok.

Macron: Përpjekje për vrasje

Presidenti francez, Emmanuel Macron, denoncoi sot një për "atentat" ndaj kundërshtarit të Kremlinit. Ai I kërkoi autoriteteve ruse që "të hidhet dritë e plotë dhe me shpejtësi" mbi "atentatin", duke e quajtur atë "helmim".

Lavrov anulon vizitën në Berlin

Ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov anuloi vizitën e nesërme në Berlin. Kjo u njoftua nga ministria, cituar nga TASS.

"Partnerët perëndimorë të Rusisë, në rastin e Alexei Navalny, kanë tejkaluar të gjitha kufijtë e mirësjelljes dhe arsyes së shëndoshë", deklaroi Lavrov.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?