KUKES- Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në fushën e mashtrimit është arrestuar në pikën doganore të Qafë Prushit teksa po përpiqej të hynte në Shqipëri.
34 vjeçari me banim në Pejë, i identifikuar me inicialet P. A ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi I tij është kryer me qëllim ekstradimi.
“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Landshut i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtimi”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë” informoi sot policia e Kukësit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.