Gjermania feston kundër Italisë

Sport

Gjermania eliminon Italinë mes dramës, jashtë Holanda dhe Kroacia! Përcaktohen gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve

24 Mars, 17:58| Përditesimi: 24 Mars, 18:00

  • Share

Dy duele titanësh do kemi në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Gjermania përballet me Portugalinë, ndërsa Spanja luan me Francën. Këto përballje do zhvillohen më 4 dhe 5 qershor në Munich dhe Stuttgart, nga ku do mësohet edhe finalja e madhe për trofeun.

Gjermania kaloi Italinë, me ndeshjen në Dortmund që u mbyll 3-3, por 'Panzerat' kishin fituar 1-2 sfidën e parë në Milano. Gjermania shënoi tre herë në pjesën e parë me Kimmich nga penalltia, Musiala dhe Kleindienst, duke shokuar djemtë e Spallettit. Italia "u zgjua" pjesën e dytë dhe dopieta e Kean dhe Raspadori nga penalltia bënë që Italia të barazonte ndeshjen e parë në histori në të cilën ishte në disavantazh të tre golave, por pa mundur ta dërgonte ndeshjen në shtesë.

Franca u kualifikua me vështirësi pas penalltive kundër Kroacisë. "Dalmatët" kishin fituar 2-0 në shtëpi dhe "Gjelat" ia dolën me Olise dhe Dembele që ta dërgonin ndeshjen me shtesë e më pas me penallti, nga ku fituan 5-4.

Portugalia kaloi me shtesë 5-2 Danimarkën, aty ku Ronaldo shënoi golin e 929 në karrierë. Danezët u treguan "koçkë e fortë", por paçka kësaj Luzitanët kalojnë më tej.

Në Valencia, Spanjës iu deshën penalltitë për të eliminuar Holandën. Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2, teksa po me këtë rezultat u mbyllën edhe 90 minutat e zhvilluara në "Mestalla". Dopieta e Oyarzabal dhe golat e Depay dhe Maatsen e dërguan ndeshjen me penallti, aty ku Spanja fitoi 5-4.

Liga e Kombeve, ndeshjet gjysmëfinale:

4 qershor Gjermani - Portugali

5 qershor Spanjë - Francë

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?