Ministrja e Mbrojtjes gjermane Christine Lambrecht mes ushtarësh

Gjermania gati për lidership ushtarak në Europë

13 Shtator 2022, 12:11| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 12:12

  • Share

"Bundeswehri: Baza e sigurisë", mund të lexohej në murin pas ministres së Mbrojtjes, Christine Lambrecht, kur ajo të hënën në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme, DGAP në Berlin doli të mbajë fjalimin parimor mbi rolin e Gjermanisë pas luftës në Ukrainë me titull: "Implikime të ndërrimit të epokave për strategjinë kombëtare të sigurisë për Gjermaninë." Fjalimi i politikanes socialdemokrate dhe debati pas tij u pritën me interes të madh. Publiku shpresonte të informohej për qëndrimin e qeverisë gjermane mbi furnizimin me armë të Ukrainës. Sukseset e fundit të Ukrainës në fushën e betejës kanë ndezur jo vetëm fantazinë, por edhe diskutimin për furnizimin me armë të rënda. Jo vetëm opozita CDU/CSU kërkon dërgimin e armëve të rënda luftarake në Ukrainë. Kërkesa vjen edhe radhët e koalicionit, Të Gjelbrit dhe liberalët.

Jo veprime të veçuara

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht i tha një jo të qartë dëshirave për furnizim me tanke luftarake.Asnjë vend tjetër nuk ka dërguar tanke luftarake të tipit perëndimor, tha ajo, konform linjës zyrtare të qeverisë, sipas së cilës furnizimi me armë bëhet në ujdi të plotë me patnerët e NATO-s. Lambrecht tha hapur, se Bundeswehri nuk i zotëron shumë armatime. Shumë gjëra gjenden në letër, por jo të gatshme për përdorim. Të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kishte thënë, se është më e rëndësishme të ndihmohet Ukraina, se të mbash depot e mbushura sipas planit. "Duke bërë që Rusia të mos fitojë në Ukrainë, ne rrisim edhe sigurinë tonë dhe forcojmë aleancën", tha Stoltenberg në një konferencë shtypi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Rol drejtues përkundër vullnetit

Lambrecht theksoi pretendimin e Gjermanisë për një rol drejtues në Europë edhe nga ana ushtarake. Një rol i tillë i takon Gjermanisë, thjesht për shkak të madhësisë së saj, edhe kundër vullnetit gjerman. Këtë rol drejtues, Gjermania nuk e kërkon thjesht nga dëshira për sundim, por "për t'i dhënë forcë rendit të paqes". Gjermania është anëtare e aleancave, ka "vështrim të kthjellët për pushtetin dhe elementin ushtarak", ka institucione të forta dhe një kulturë paqësore. Prandaj askush nuk duhet të ketë frikë nga roli drejtues i Gjermanisë. Mbi bazën e këtij argumentimi, Lambrecht shprehu gatishmërinë për të mbajtur një përgjegjësi më të madhe dhe për të investuar më shumë në siguri.

Edhe ambasadorja amerikane në Gjermani, Amy Gutmann kishte bërë fjalë për "rol drejtues" të Gjermanisë. Diplomatja amerikane u shpreh në televizionin e dytë gjerman, ZDf, me kujdes për më shumë mbështetje gjermane për Kievin. Gjermania dëshiron të marrë më shumë rol udhëheqës. "Ne shpresojmë dhe presim që Gjermania edhe ta përmbushë këtë", tha Gutmann duke shtuar, se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi.

Një rol drejtues për Gjermaninë në Europë kishte anoncuar më parë edhe bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, një sfidë për socialdemokratët, për të cilët edhe shprehja e një pretendimi të tillë është sfidë. "Politika e paqes për mua është të shohësh edhe dhunën ushtarake si mjet legjitim të politikës." Në marrëveshjen e tij koalicioni gjerman me marrëveshjen mes SPD, Të Gjelbërve dhe FDP-së donte ta përcaktonte mandatin qeverisës me nocione si liri, drejtësi dhe qëndrueshmëri mjedisore, por me luftën në Ukrainë në krye kanë dalë nocione të tjera; armatim, furnizim me armë, krizë energjetike, inflacion. Me fjalimin e kancelarit Scholz për "kthesën e epokave" u desh të ndryshoheshin shumë pScholz deklaron furnizime të mëtejshme armësh në Ukrainëozicione politike në Gjermani.

Bashkëpunim për armatimin, eksporte armësh, më shumë përgjegjësi për Europën

Më e qartë Lambrecht ishte në temën e bashkëpunimit ushtarak. Në fjalimin e saj ajo iu referua një problemi të dukshëm në zhvillimin e përbashkët europian dhe prodhimin e armëve. direktivat gjermane të armatimit. Gjermania mban të drejtën e vetos deri më tani në eksportin e armëve të prodhuara në bashkëpunim me partnerët tek vendet e treta. Kjo dobëson vullnetin e partnerëve Francë, Britani e Madhe apo Itali për bashkëpunim, vend që kanë më pak kufizime në furnizimin e shteteve me armë jashtë NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se këto direktiva do të rishikohen, për një kohë të gjatë kjo nismë ishte gati e papërfytyrueshme.

Lambrecht e përgatiti popullin gjerman për shpenzime ushtarake afatgjata. Ukraina sot ekziston vetëm, se mund të mbrohej, tha Lambrecht, duke shtuar, se edhe Gjermania ka nevojë për ushtri të fortë, që në rast nevoje të mbrohet. Në tërësi ne europianët duhet "japin një kontribut më të madh për sigurinë tonë", theksoi ministrja gjermane. Ajo iu referua përqëndrimit të SHBA në zonën e Paqësorit dhe tensioneve aktuale "në rrugën e Tajvanit" me Kinën. Europa duhet të zhvillojë "fuqi dhe aftësi që na bëjnë më të fortë dhe më të besueshëm".

Sipas Lambrecht "një  ndryshim me efekt i kohëve kërkon më shumë fonde, prandaj 100 miliardët si fond i posaçëm për Bundeswehrin janë një hap i nevojshëm, me qëllim që pas "viteve të kursimit" sërish të investojmë në fuqinë luftarake dhe aftësinë vepruese të Bundeswehrit. Gjermania do të investojë në të ardhmen 2% të prodhimit të brendshëm bruto për armatimin, një objektiv që vendet e NATO-s e kishin parashikuar që në vitin 2014. Të gjitha këto plane kërkojnë një ndërrim mentaliteti, "ndërrim kulture", sipas ministres. Ajo propozoi për të ardhmen një "Ditë të Sigurisë".

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?