Kancelari gjerman Olaf Schols, në inagurimit e terminalit

Gjermania hap për herë të parë terminal me gaz të lëngshëm, vitin e ardhshëm do ndërtohen 4 të tjerë

18 Dhjetor 2022, 10:38| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 10:47

  • Share

Gjermania hap terminalin e parë të gazit të lëngshëm natyror duke sfiduar në këtë mënyrë Rusinë. Ishte kancelari gjerman Olaf Schols zyrtari që inauguroi terminalin. Ndërtimi i tij u bë në kohë rekord për vetëm 10 muaj.

“Ndërtimi I këtij terminali tregon kapacitetin e shtetit tonë për fillimet e reja’, tha Schols në ceremoninë e inaugurimit.

Terminali me gaz të lëngshëm është ndërtuar për të zëvendësuar gazin rus. Kjo sepse Gjermania zgjedh të mos importoj gaz nga një vend që nuk përfundon luftën, siç është Rusia. Në të ardhmen pritet që Gjermania të shndërrojë gazin e lëngshëm natyror në gjendje gazi, ashtu që të përdoret nga rrjeti gjerman i energjisë. Në ceremoninë e inaugurimit  u tha se pritet që  vitin e ardhshëm të ndërtohen edhe katër terminale të tjerë.

Sipas Ministrisë gjermane të Ekonomisë, të gjitha këto terminale së bashku mund të sigurojnë një të tretën e gazit që i duhet vendit. Scholz e ka marrë vendimin për ndërtim të terminaleve tri ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?