Gjermania kërkon punëtorë, juristja shqiptare në Frankfurt: Kushtet janë minimaliste, ‘paketa e mundësive’ shans për të gjithë

20 Prill 2023, 14:04| Përditesimi: 20 Prill 2023, 16:10

  • Share

Gjermania gjithmonë e më shumë është në kërkim të punëtorëve nga vendet e tjera pasi tregu i saj ka mungesë të theksuar të krahut të punës. E ftuar në ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu, juristja shqiptare që jeton në Gjermani Kristina Nikaj, foli për lehtësimin e kushteve dhe mundësiqë të ofrohen për të gjithë.

Ajo tha se Gjermania është në krizë për punëtorë dhe kërkon 2 milionë të tillë, ndërkohë që nga Ballkani ka rekord aplikimesh.

“Gjermania ka shumë vende të lira pune aktualisht dhe kjo është edhe arsyeja që ligji është miratuar.  Nuk është se ka një kush të mirëfilltë të njohjes së gjuhës. Por duhen disa kritere. Marrim një rast. Nëse është nën 35 vjeç merr një pikë plus, nëse vërteton që ka punuar më parë, apo ka pak njohuri në gjuhë merr pikë. I duhet të plotësojë 6 pikë. Pra shanset për kartën e mundësisë do t’i jepen të gjithëve. Kushtet janë minimaliste.  Lehtësimi i shanseve do të jetë më shumë për profesionet që nuk kërkojnë shumë kualifikime”,  u shpreh Nikaj.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?