Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz

Politikë
Top 24

Gjermania kundër nismës së opozitës: Vettingu në Politikë? Humbje kohe, pasi do ta bëjë SPAK-u

28 Shtator 2018, 09:44| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 09:47

  • Share

TIRANE-Opozita ka shpallur vettingun në politikë kauzën e re, ndërsa shumica ka deklaruar se drafti i dorëzuar në Kuvend më parë duhet të kalojë nga Komisioni i Venecias për opinion, pasi zyrtarët e lartë të shtetit do i hetojë SPAK dhe BKH. E të njëjtit mendim është edhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, e cila në një intervistë për DW shprehet se SPAK është institucion shumë i rëndësishëm për vettingun e politikanëve, ndërsa nismën e opozitës e cilëson si konsumim  kohe dhe energjie, që mund ta largojë vëmendjen nga vettungu i gjyqësorit.

Shpresoj që KLP dhe KLGJ të  zgjidhen sa më parë. Janë struktura shumë të rëndësishme të sistemit të ri të gjyqësorit. Kur të zgjidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëhet e mundur edhe zgjedhja e prokurorëve të SPAK – Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar- që besoj se do të jetë një institucion shumë i rëndësishëm për të kryer mes të tjerave edhe vettingun e  politikanëve.

Besoj që është shumë e rëndësishme që ҫdo mosrespektim i ligjit, - korrupsioni është një prej  tyre - duhet hetuar, pavarësisht nga kush e kryen, politikanë apo të tjerë.  Në demokraci, ku funksionon zbatimi i ligjit, ka mekanizma gjyqësorë për ta bërë këtë. Dhe  mendoj se ky është rasti edhe për hetimin e ҫdo lloj mosrespektimi të ligjit. Debati lidhur me vettingun e politikanëve kam frikë se është një konsumim  kohe dhe energjie, që mund ta largojë vëmendjen nga vettungu i gjyqësorit, që është vërtet thelbi i reformës në gjyqësor. Pa një vetting të suksesshëm të gjyqësorit nuk mund të ketë një sistem gjyqësor të reformuar për të hetuar politikanët.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz

Kryedemokrati Basha në asnjërën nga pikat nuk përmend vettingun për familjarët e politikanëve. Shumica kërkon që nëse do të bëhet një ligj i tillë duhet që patjetër të përfshijë familjarët, por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se fillimisht nisma e PD do të dërgohet në Komisionin e Venecias. Ndërkohë që Lulzim Basha e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?