Gjermania Lindore, “fytyra njerëzore” e socializmit

24 Prill 2023, 08:22
  • Share

Gjermania Lindore është një nga fantazmat e Evropës. Katja Hoyer është mjaftueshëm e madhe në moshë për të kujtuar vdekjen e saj. Në tetorin e vitit 1989, kur ajo ishte 4-vjeçe, babai i saj e mori në një vizitë në majën e Fernsehturm në Berlin, ose Kulla e Televizionit.

Në atë kohë, por edhe sot, godina më e lartë në Gjermani, kjo “kryevepër e arkitekturës socialiste” u ndërtua midis viteve 1965–1969, si një dëshmi e aftësive teknologjike të Gjermanisë Lindore. Por në atë ditë tetori, kur Hoyer hodhi sytë poshtë, pa skuadrat e “Policisë Popullore” që po arrestonin protestuesit në sheshin e madh.

As policët dhe as protestuesit, nuk mund ta dinin se Muri i Berlinit do të rrëzohej brenda një muaji. Dhe as që e imagjinonin që pas një viti, Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) do të pushonte së ekzistuari. Tridhjetë vjet pas vdekjes së saj, Hoyer, tashmë gazetare dhe historiane, është rikthyer në tokën e saj të lindjes, me këtë histori të pasur dhe kundër–intuitive të një vendi të cilësuar shumë shpeshherë si fanatik apo një “aksident” i Luftës së Ftohtë.

Megjithatë, Gjermania Lindore e Hoyer-it nuk është “Stasiland” i rrethuar nga muret, i kontrolluar nga Rusia, dhe qytetarët e të cilit vuanin nga mbikëqyrja dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Ministria e Sigurimit të Shtetit. Përkundrazi, në rrëfimin e saj, para syve na del një vend ku njerëzit formësonin fatet e tyre dhe jetonin një jetë “plot ngjyra”, shumë larg “grisë monotone” që kishte krijuar imagjinata perëndimore.

Papunësia gati nuk ekzistonte. Strehimi ishte i disponueshëm për të gjithë dhe relativisht i lirë. Po ashtu Gjermania Lindore e Hoyer ishte një shtet, udhëheqësit e të cilit, megjithëse të mbështetur nga Ushtria e Kuqe, dhe të varur nga Bashkimi Sovjetik për lëndët e para tërëndësishme (sidomos nafta), u përpoqën të ndiqnin një trajektore të pavarur në vend dhe skenën ndërkombëtare.

Rrëfimi i saj është kryesisht një histori politike, edhe pse i ndërthurur me intervista me gjermano-lindorë të zakonshëm, “mësues, kontabilistë… punëtorë të fabrikave”, dhe më shumë me “oficerët e policisë dhe rojet kufitare”, të cilët bënë të mundur funksionimin e këtij shteti.

Fillimisht nën pushtimin e ushtrisë sovjetike pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania Lindore u bë një vend i pavarur më 7 tetor 1949. Por historia që tregon Hoyer në librin e saj të fundit “Përtej Murit” nis shumë më herët, me luftën e Partisë Komuniste gjermane për të mbijetuar “midis Hitlerit dhe Stalinit “.

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, anëtarët e kësaj partie u përballën me arrestime dhe tortura në Gjermaninë naziste. Terrori detyroi mërgimin në Bashkimin Sovjetik të pjesës më të madhe të udhëheqjes së saj. Atje shumica e tyre u zhdukën, qoftë në gulagë apo duke u pushkatuar gjatë spastrimeve të mëdha të Stalinit.

Atë që mbijetuan dhe morën kontrollin e Gjermanisë Lindore pas luftës, ishin të kalitur në beteja dhe tërësisht besnike ndaj padronëve të saj sovjetikë. Të sjellë në Gjermani nga Ushtria e Kuqe pushtuese, liderët e partisë – si Ëalter Ulbricht dhe Ëilhelm Pieck – filluan të vendosin një diktaturë të udhëhequr nga komunistët në zonën e pushtuar nga sovjetikët. Brenda pak vitesh, ata arritën të transformonin me shpejtësi organizimin social, ekonomik dhe politik të lindjes duke rishpërndarë tokën, shtetëzuar industrinë, dhe duke shuar çdo opozitë të organizuar politike. Gjatë këtij procesi, ata shkaktuan një eksod të madh përtej kufirit ende të hapur në Perëndim.

Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, Partia Komuniste (që e ndryshoi emrin në Partia e Unitetit Socialist, SED) e sundoi Gjermaninë Lindore me një përzierje të represionit dhe pajtueshmërisë së njerëzve. Nga njëra anë, u zgjerua shumë roli i sigurimit të shtetit, i STASI-it të frikshëm.

Nga ana tjetër, udhëheqja e partisë bëri gjithçka që mundi për të siguruar që të gjithë gjermano-lindorët të ishin të paktën të punësuar dhe të plotësoheshin nevojat e tyre bazë.

Por nuk mjaftoi. Për sa kohë që mbeti hapur një rrugë shpëtimi në qytetin e ndarë të Berlinit,nga Gjermania Lindore vazhduan të largohen punëtorë të aftë drejt pjesës perëndimore.

Deri në vitin 1961, gati 300.000 njerëz largoheshin nga RDGJ çdo vit. Atë vit, kreu i partisë së RDGJ-së dhe lideri i padiskutueshëm, Ulbricht, vendosi t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë këtij fenomeni duke ndërtuar Murin e Berlinit, diçka që ai e arriti (të paktën në fazën fillestare, me hunj dhe me tela me gjemba) praktikisht brenda natës dhe pavarësisht kundërshtimeve të padronëve të tij sovjetikë.

E bllokuar pas telave me gjemba, por gjithnjë e më e begatë, Gjermania Lindore filloi t’i ngjante kafazit të praruar të bllokut lindor, të paktën në sytë e fqinjëve socialistë. Megjithatë, siç e thekson Hoyer, zhvillimi ishte real:Gjermania Lindore gëzonte vërtet standardin më të lartë të jetesës nga çdo shtet tjetër socialist.

Kujdesi i madh për fëmijët, i dha mundësi grave të hynin në fuqinë punëtore me një shkallë më të lartë se në çdo vend tjetër në botë. Siç kujton Erika Krüger, një nga punëtoret e intervistuara nga Hoyer, jeta në vitet 1970-1980 ishte shumë e lumtur:”Ne punonim, merrnim rregullisht rrogën si dhe shpërblimet për punën e palodhur. Ia dilnim fundit të muajit dhe nuk kishim asgjë për t’u shqetësuar”.

Vetëm kur Krüger vizitoi kunatën e saj në Gjermaninë Perëndimore, e kuptoi hendekun në standardet e jetesës midis lindjes dhe perëndimit. Por nëse Gjermania Lindore mbeti prapa në prodhimin e mallrave të konsumit dhe veçanërisht ato të luksit, një nga surprizat e shumta të lbrit “Përtej Murit” është zbulimi i sakrificave që ishte gati të bënte lidershipi gjermano–lindor për të mbajtur popullsinë e saj të furnizuar me mallrat e importuara, dhe me ushqimet që i konsideronte thelbësore për mirëqenien e tyre emocionale.

Njerëzve iu sigurua stabilitet, një zhvillim relativ dhe lëvizshmëri sociale. Ishte një shtet punëtorësh që kujdesej për interesat e punëtorëve. E gjitha kjo shtron pyetjen:Pse ndërtoi nëtë njëjtën kohë sistemin më të madh të sigurisë për frymë që ka njohur ndonjëherë bota? Hoyer ia vë pjesën më të madhe të fajit “paranojës”, veçanërisht nga ana e shefit të fshehtë të STASI-t, Erich Mielke. Por një njeri nuk bën dot gjithë sistemin. Pikërisht këtu dikush do tëdonte që Hoyer ta kishte zgjeruar analizën e saj nga Gjermania Lindore tek blloku lindor në tërësi.

Një këndvështrim krahasues, mund ta kishte bërë më të qartë veçorinë e arritjeve të Gjermanisë Lindore por edhe tragjedinë e saj. Të dyja i kishin rrënjët tek i njëjti fakt gjeografik. Si pjesë e një Gjermanie më të madhe të paraluftës, Gjermania Lindore u përball me kundër–shembullin e vazhdueshëm të Republikës Federale fqinje.

Afërsia e madhe (ndahej vetëm nga një mur) e inkurajoi udhëheqjen e saj ta bënte sa më efektiv që të ishte e mundur versionin e tyre të socializmit “më fytyrë njerëzore”. Po ashtu, i nxiti ata të krijonin një nga sistemet më të gjera të kontrollit që ka parë ndonjëherë bota. / The Guardian – Bota.al

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?