Gjermania mbështetet ofertën e OSBE-së, nën drejtimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për ndërhyrjen në zgjidhjen e situatës në Bjellorusi, situatë e cila po përkeqësohet ditë pas dite, pas valëve të protestave që kanë përfshirë vendin dhe kërkesave në rritje të qytetareve për largimin e Lukashenko-s nga pushteti.
Gjatë një konference për median zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, përshëndeti ofertën e OSBE-së për dialog mes palëve dhe bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi të pavarur për viktimat të cilët e humbën jetën gjatë protestave si dhe për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurve.
“Dialogu mes autoriteteve dhe qytetarëve është shumë i rëndësishëm. Ne përsërisim edhe njëherë që OSBE duhet të ndërmjetësojë dialogun. Gjithashtu përshëndesim kryesuesin e OSBE zotin Edi Rama i cili ka treguar gatishmërinë e tij, i cili ka ofruar ndërmjetësimin për dialog me Lukashenkon. Pamjet e fundjavës tregojnë se qytetarët ne Bjellorusi kanë treguar shumë guxim dhe kanë protestuar lirisht në një numër shumë të madh njerëzish në rrugë. Atyre duhet t’u jepet mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre", tha Steffen Seibert
Gjatë konferencës zëdhënësi Seibert foli edhe për gjendjen shëndetësore të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
“Kemi të bëjmë me një pacient që ka të ngjarë të jetë helmuar, gjë e cila ka ndodhur shpesh vitet e fundit në historinë ruse", u shpreh Siebert.
Por zëdhënësi i kancelares hodhi poshtë deklaratat e shumë mediave se Navalny është mysafir i Merkelit.
Un do komentoi SA HER TMË DO llulla O MIU m*tit. O qenef malokësh. A DO MO.
Përgjigju