Kronikë

Gjermania mbështet Reformën në Drejtësi: Vlerësim maksimal për rezultatet e arritura

25 Prill 2019, 22:37| Përditesimi: 25 Prill 2019, 22:42

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me z. Christian Schmidt, Anëtar i Bundestag-ut Gjerman dhe Dr. Johannes Dietrich, Zv. Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë. Me anë të një njoftimi në Facebook, Gjonaj deklaron se i ka njohur dy anëtarët e Bundestag-ut me arritjet dhe ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Më tej ministrja e Drejtësisë ka thënë se në tavolinë janë prezantuar edhe ngritja e 2 Këshillave, atë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit. Pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat e ngritjes së SPAK, si një strukturë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Z. Christian Schmidt, nga ana e tij theksoi se Shqipëria ka arritur rezultate impresionuese në procesin e vetingut dhe theksoi se zbatimi me efikasitet i Reformës në Drejtësi do të kontribuojë në forcimin e mëtjeshëm të shtetit të së drejtës.

Në vijim z. Schmidt, vlerësoi maksimalisht rezultatet e arritura dhe garantoi mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë, e cila do të vazhdojë të jetë aktive, veçanërisht në mbështetje të Reformës në Drejtësi.



Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?