Ministri gjerman i financave, Christian Lindner

Gjermania merr kryesimin e Presidencës së G7-ës për 2022, fokus rimëkëmbja ekonomike nga pandemia

1 Janar 2022, 21:49| Përditesimi: 1 Janar 2022, 21:53

  • Share

GJERMANI- Nga sot Gjermania ka marrë kryesimin e Presidencës së G7-ës për vitin 2022. Ministri gjerman i financave, Christian Lindner ka bërë me dije prioritete e qeverisë gjermane pasi ka marrë drejtimin e Presidencës së G7-së. Lindner tha se qeveria gjermane do të punojë për të rimëkëmbur ekonominë nga pandemia e COVID-19, si edhe të forcojnë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit.

Ministri i Financave tha po ashtu se ai dëshiron që në takimet e ardhshme të ministrave të Financës së G7-s, agjenda e bisedimeve të përqendrohet në çështjen e digjitalizimit dhe ndryshimeve klimatike.

“Gjermania ka marrë kryesimin e Presidencës së G7-s për vitin 2022, shtetet e G7-s qëndrojnë për liri, demokraci dhe përparim. Duke pasur këtë në mendje, ne duhet ta tejkalojmë pandeminë dhe të nxisim rimëkëmbjen ekonomike globale”, shkroi në Twitter ministria e Financave duke cituar Lindner.

Lindner është lider i partisë Demokratët e Lirë, që është në koalicion me qeverinë gjermane, të kancelarit Olaf Scholz.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?