Forcat ajrore të Koresë së Jugut kanë testuar raketën gjermane Taurus, e cila ka një rreze veprimi prej 500 km. Raketat është ndër më modernet dhe më të sofistikuarat në qarkullim.
Taurus është një raketë me trajektore të drejtuar, e krijuar për të goditur objektiva tokësorë, si bunkerë shumë të përforcuar, stacione radari dhe aeroporte.
Pesha e saj është 1400 kg, 5 m e gjatë dhe udhëton me një shpejtësi midis 0.6 dhe 0.95 MACH.
Koka e saj me dy faza godet objektivin një herë dhe më pas me fazën e dytë e shpërbën. Gjermania po konsideron furnizimin e Ukrainës me këto raketa.