Trajneri Joachim Löw ka shpallur listën paraprake të Gjermanisë për Kupën e Botës. Pas kësaj, Federata Gjermane e Futbollit e ka rinovuar kontratën e trajnerit të kombëtares deri në vitin 2022.
Trajneri ka listuar 27 lojtarë, të cilët do ta shoqërojnë atë në kampin e stërvitjes së ekipit kombëtar në Austri, javën e ardhshme. Kjo do të thotë se ai do të duhet të largojë katër lojtarë nga lista paraprake, para se të niset për turneun e Rusisë.
Përveç mesfushorit të Borussia Dortmund, Mario Gotze, i cili shënoi golin e fitores së finales në vitin 2014, në triumfin e Gjermanisë në Brazil, nuk ka surpriza të mëdha në listë.
(Lista e futbollistëve gjermanë për botërorin 2018)
Megjithatë, u morën përgjigjet e disa pyetjeve. Disa kishin dyshimin nëse portieri Manuel Neuer do të ftohej, apo jo, duke pasur parasysh faktin se nuk ka luajtur një ndeshje që nga shtatori i vitit të kaluar, për shkak të lëndimit të tij këmbë.
Megjithatë, emri i Neuer është në listë, një nga katër portierët që do të udhëtojnë në Austri.
Nuk do të jetë sulmuesi i Bayern Munich, Sandro Wagner, pasi shansi ka shkuar për lojtarin e Freiburg, Nils Petersen. Löë tha se kishte pritshmëri të larta për Petersen, i cili shënoi 15 gola me Freiburg këtë sezon.
Özil dhe Göndogan përfshihen në listë, edhe përkundër takimit të fundit me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Londër.