Gjermani 3-3 Ukrainë

Gjermania 'në hall' me brezin e ri, Ukraina e dominon mes 6 golave

13 Qershor 2023, 14:09
  • Share

Gjermania dhe Ukraina barazuan 3-3 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Weserstadion në Bremen. Miqtë e Rebrov dominuan "Panzerat", duke kaluar në avantazhin 1-3, por pa e mbajtur epërsinë dhe dështuar për të siguruar fitoren vetëm në fundin e ndeshjes. Te Gjermania, trajneri Hansi Flick duket se ka probleme me ndryshimin e brezave të lojtarëve, duke mos bindur në ndeshjet e fundit.

Kanë qenë gjermanët që në të gjashtën minutë kaluan në avantazh me Fullkrug, para se Ukraina të përmbyste gjithçka. Tsygankov në të 19 minutë dhe autogoli i Rudiger në të 23-tën, bënë që miqtë të merrnin epërsinë.

Në pjesën e dytë ishte sërish Tsygankov që shënoi për 1-3. Kur u duke se Gjermania po dështonte. Havertz në minutën e 83 dhe Kimmich në 90+1 vendosën ekilibrat 3-3 në miqësore. Veç këtij dueli, gjermanët do luajnë miqësore edhe me Poloninë dhe Kolumbinë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?