Bota

Gjermania njofton paketën e re prej 500 milionë dollarë për Ukrainën! NATO: Pajisjet ushtarake do të sigurohen nga SHBA

13 Gusht, 19:55| Përditesimi: 13 Gusht, 19:59

  • Share

Foto: Mark Rutte

Gjermania do të ofrojë një paketë të re mbështetjeje prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën.

Sipas një deklarate nga NATO "paketa e pajisjeve ushtarake dhe municioneve për Ukrainën" do të sigurohet nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një iniciative të Aleancës Atlantike.

NATO specifikoi se angazhimi është "i projektuar për të përmbushur nevojat më urgjente operacionale të Ukrainës" në fushën e betejës, duke u mbështetur në rezervat amerikane.

"Gjermania është donatori kryesor i ndihmës ushtarake në Evropë për Ukrainën dhe njoftimi i sotëm nënvizon më tej angazhimin e saj për të ndihmuar popullin ukrainas të mbrojë lirinë dhe sovranitetin e tij", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte .


Lajmi kryesor:

Përfundon videokonferenca mes udhëheqësve të Evropës me Trump dhe Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Suksesi varet nga rezultati i negociatave


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?