Ushtarët ukrainas

Gjermania nuk do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe të luftojnë në Ukrainë

22 Dhjetor 2023, 11:08| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 11:11

  • Share

Ukrainasit që jetojnë në Gjermani nuk do të preken nga telashet e Ukrainës për grumbullimin e ushtarëve për ta parandaluar pushtimin rus, tha ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, të premten.

“Ne nuk do t’i detyrojmë njerëzit të kryejnë shërbime të detyrueshme ushtarake, apo shërbime ushtarake kundër vullnetit të tyre”, tha Boschmann për agjencinë e lajmeve DPA.

Një ndërtesë e dëmtuar nga sulmi rus me dronë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, të premten më 22 dhjetor 2023, raportojnë mediat e huaja.

Ushtria ukrainase dëshiron t’i thërrasë 450 mijë deri në 500 mijë burra për të luftuar kundër Rusisë, e cila e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është duke u bërë thirrje burrave ukrainas që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe ta mbrojnë atdheun.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/12/2023 11:52

    Keta nuk meren vesh , ky i Natos thote qe Ruset po humbin nderkohe nga ana tjeter zelensky po i mer me dhune burrat per ushtar se ata qe ishin jane vrare ose plagoaur rende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?