Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski pas takimit me ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock mori mbështetjen e Gjermanisë për procesin e integrimit dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.
Në takimin që u zhvillua në Berlin, kryediplomatja gjermane bëri thirrje për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të njohur zyrtarisht minoritetin bullgar si pakicë themeluese dhe për të hapur kështu rrugën për negociatat e anëtarësimit të Shkupit në Bashkimin Europian.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut falenderoi Gjermaninë për mbështetjen e madhe në Procesin e Zgjerimit dhe në ndihmën për të eliminuar problemet me Bullgarinë. Ai tha gjithashtu se qeveria e tij është e gatshme për kompromis, por pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, që zhvillohen në fund të tetorit.