Çaste nga ndeshja Gjermani-Koreja e Jugut

Botërori 2018/ Mallkimi i Grupit F, kampionia në fuqi, Gjermania eliminohet nga Kupa e Botës

27 Qershor 2018, 09:53| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 20:16

  • Share

Tronditet Gjermania, kampione në fuqi e Botës. "Panzerat" e Joakim Low e shohin veten jashtë Botërorit të Rusisë që në fazën e grupeve, pas humbjes 0:2 ndaj Koresë së Jugut.  

Koreanët kanë shënuar dy gola në minutat e fundit duke mposhtur dhe çuar në shtëpi gjermanët. Goli i parë u shënua nga  Young-Gwon Kim në minutën e 90. Ndërsa goli i dytë për koreano-jugorët u shënua nga Heung-Min Son në minutën e gjashtë shtesë, kur Neuer kishte braktisur portën e gjermanëve dhe i ishte bashkuar sulmit për të gjetur golin e barazimit.

Gjermania kapitullon 0:2 dhe e sheh veten jashtë Botërorit që në fazën e grupeve për herë të parë në histori. Ndërsa janë Suedia dhe Meksika ekipet të cilat kalojnë në 1/8-at. 

(Koreja e Jugut 2-0 Gjermani)

Suedi-Meksikë 3:0
Ndërkohë në Grupin F janë kualifikuar Suedia dhe Meksika. Suedezët triumfuan 3:0 ndaj amerikano-qendrorëve. Suedia kaloi në avantazh ndaj Meksikës në minutën e 50 me anë të Ludwig Augustinsson. 

Granqvist ka shënuar golin e dytë ndaj Meksikës në minutën e 62. Ndërsa thelloi rezultatin ndaj Meksikës në minutën e 74 me anë të Edson Omar Alvarez Velazquez i cili ka shkaktuar një autogol.

Meksikë 0-2 Suedi

Formacionet zyrtare:

Koreja e Jugut: Woo Choo, Lee Yong, Yun, Hong, YG Kim, Jang, Jung, Koo, Lee Jae-Sung, Moon, Son.

Gjermania: Neuer, Kimmich, Suele, Hummels, Hector, Khedira, Toni Kroos, Goretzka, Reus, Ozil, Timo Werner

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?