Gjermania po harton plane për të zgjeruar me shpejtësi rrjetin e saj të bunkerëve dhe strehimoreve për mbrojtje ndaj bombardimeve. Lajmi është bërë i ditur nga Ralph Tiesler, drejtori i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën në Rast Katastrofash (BBK), i cili paralajmëroi se shteti gjerman duhet të jetë i përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme.
Tiesler theksoi se ekonomia më e madhe e Evropës duhet ta përballë realitetin e rrezikut të konfliktit, duke nënvizuar se Gjermania, në gjendjen aktuale, nuk është e përgatitur siç duhet.
"Prej shumë kohësh, në Gjermani ka mbizotëruar bindja se lufta nuk ishte një skenar për të cilin duhej të përgatiteshim. Kjo situatë ka ndryshuar. Ne jemi të shqetësuar për rrezikun e një lufte të madhe agresioni në Evropë", deklaroi Tiesler për gazetën Süddeutsche Zeitung.
Drejtori i BBK bëri thirrje për një përpjekje kombëtare për të identifikuar dhe përshtatur tunele, stacione metroje, garazhe nëntokësore, hapësira parkimi dhe bodrume të ndërtesave publike në strehimore të sigurta, me qëllim që të krijohet hapësirë e mbrojtur për 1 milion persona në një kohë të shkurtër.
Komente
