foto ilustruese

Gjermania prezanton politikën e jashtme feministe, ministrja e jashtme: Nuk po bëjmë thirrje për revolucion, por diçka që është e dukshme

1 Mars 2023, 16:42| Përditesimi: 1 Mars 2023, 16:46

  • Share

Gjermania prezantoi ditën e sotme udhëzime të reja për politikën e jashtme feministe që supozohet të sigurojë që të gjithë njerëzit të kenë të drejta të parabarta në përfaqësim dhe qasje në burime.

“Politika e Qeverisë përqendrohet në marrjen në konsideratë dhe në mbështetjen e nevojave të grave dhe vajzave në vendimet e çështjeve të jashtme, me synimin që të zhduket diskriminimi dhe të promovohen shoqëri më stabile” , thanë ministret gjermane.

“Ne nuk po bëjmë thirrje për revolucion, por ne po bëjmë diçka që është e dukshme”, tha për gazetarët në Berlin ministrja e Jashtme gjermane. Politika e jashtme feministe është në të gjitha fushat e veprimit të politikës sonë të jashtme, nga ndihma humanitare deri te masat e stabilizimit, misionet e paqes dhe po ashtu në kulturën e jashtme dhe politikën e edukimit, Annalena Baerbock.

“Ne duam t’i bëjmë shoqëritë më të drejta. Kjo nuk mund të bëhet pa gjysmën e potencialisht, kryesisht gratë, ato duhet të merren parasysh”, tha ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze.

Udhëzimet për politikën e zhvillimit feministe përcaktojnë që në të ardhmen mbi 90 për qind e fondeve për projekte duhet të dërgohen në projektet botërore që avancojnë barazinë gjinore. Më 2021, kjo shifër ishte rreth 64 për qind, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, Dpa.

Baerbock theksoi se udhëzimet e reja të Qeverisë për politikën e jashtme po ashtu përfshijnë arritjen e barazisë gjinore brenda shtetit, veçmas në zyrën e jashtme gjermane, ku aktualisht vetëm 26 për qind e ambasadorëve janë gra.

“Ne e shohim se mund të mësojmë shumë nga shtetet e tjera”, tha kryediplomatja gjermane, duke shtuar se rreth 30 shtete “nga Kili në Spanjë, e në Mongoli” janë zotuar se do të zbatojnë politikë të jashtme feministe.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?