Bota

Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz

8 Janar, 12:45| Përditesimi: 8 Janar, 14:47

  • Share

Qeveria gjermane duket se po vepron me vendosmëri për dëbimin e emigrantëve. Sipas një raporti të cituar nga televizioni gjerman ARD, pothuajse 18,400 njerëz u larguan nga Gjermania vitin e kaluar, dukshëm më shumë se një vit më parë. Qeveria federale e sheh kursin e saj të konfirmuar, shkruan ARD. 

Sipas raportimeve të mediave, në vitin 2024 u deportuan dukshëm më shumë njerëz sesa një vit më parë. Midis janarit dhe nëntorit 2024, pothuajse 18,400 njerëz u dëbuan nga Gjermania, me një rritje prej 20 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas gazetës Bild, që citon përpjekjet e qeverisë federale dhe shtetërore në terren. 

Një zëdhënës i qeverisë i tregoi gazetës rezultatet fillestare sipas të cilave, në të gjithë vitin 2023 u deportuan 16.430 persona, kryesisht emigrant. Niveli i dëbimeve akutale megjithatë është më i ulët se ai para pandemisë së 2019 ku kishte rreth 22,000 deportime në vit. 

Bild thotë se 18,000 dëbime të raportuara vitin e kaluar janë pak domethënëse me 213,000 kërkesat për azil. Tema e emigrantëve është mjaft e ndjeshme së fundmi në gjermani, teksa vendi po i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme dhe pas ngjarjes se fundvitit në Magdeburg ku një arab hyri në tregun e Krishtlindjes duke lënë të vrarë dhe të plagosur pas. 

Partia e së djathtës AFD e ka po e përdorur temën e emigrantëve si një nga armët kryesore të saj në fushatë duke shfrytëzuar edhe zemërimin social sidomos pas ngjarjes së Magdeburgut.
 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?