"Gjermania s'heq dorë nga mjekët shqiptarë' Dollenberg: Diploma njësohet brenda 6 muajsh! Studentët e Mjekësisë s'ndalin bojkotin pa u tërhequr ligji

10 Tetor 2023, 14:52| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 17:35

  • Share

Studentët e Mjekësisë nuk zbrapsen dhe vijojnë bojkotin e auditorëve duke kërkuar pezullimin e aplikimit të ligjit për firmosjen e kontratës që i detyron të punojnë në Shqipëri pas diplomimit deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Studentët gjithashtu kërkojnë dhe dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole, e cila në një emision televiziv ka thën që studentët te cilët nuk bien dakord me kushtet e kontratës të ndërpresin studimet, t’i lenë përgjysmë ato.

Në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv ku trajtua kjo çështje, studenti Rei Haluli tregon vështirësitë me të cilat përballen

 “Nuk jemi futur në Mjekësi me parimin se e kam si pasaportë për të hyrë në BE. Unë kam hasur mungesën e aparatin e tensionit në Urgjencën e QSUT. Kur shikojmë vështirësinë në profesion dhe si trajtohet studenti apo mjeku, herë pas herë mjekët e urgjencës kanosen” tregon Rei Haluli.

 Ish zv ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku tha ligji duhet të shihet si një alokim, pra shpërndarje e mjekëve në të gjithë vendin, që të mos vuajmë mungesën e mjekëve për 5 vitet e ardhshme. 

Por  mënyra si është zgjedhur për të zgjidhur problemin e mungesës së mjekëve nuk është e duhura për mjekun Ilir Alimehmeti dhe kërkon më shumë transparencë. Ai shton se ligji nuk do funksionojë dhe zgjidhje është përmirësimi i kushteve të punës dhe Rritja e pagës

“Në vit të parë studentët nuk vijnë për të ikur.  Rrugës kuptojnë se cfarë do të thotë të jesh mjek e të punosh mjek në Shqipëri dhe cfarë do të thotë të jesh pacient. Kupton përballjen. Me të vëertetë që studion në QSUT “Nënë Tereza” por po i kërkohet të punojë në qendra të tjera që as nuk i ka parë ndonjëherë. Ne duhet të paraqesim realitetin dhe të përmirësojmë atë” thotë mjeku Alimehmeti

Ndërkohë Aurora Dollenberg, Presidente “Federata e Mjekëve Shqiptare në Europë” është e bindur se Gjermania nuk do të heqë dorë nga mjekët shqiptarë dhe studentët që mbarojnë 6 vite shkollë.

Shteti gjerman lehtësoi ligjin dhe diploma shqipare njihet për 6 muaj në Gjermani. Disa studentë që nuk e kanë marrë diplomën mund ti hyjnë rrugës universitare të japin disa provime dhe vlersëson komisioni i njohjes së diplomës.  Edhe pa diplomë shqiptare Gjermania nuk do të heqë dorë nga mjekët e Shqipëirësë” tregon Dollenberg.

Nga ana tjetër studentët janë të vendosur në bojkotin e tyre.

“Nuk do e ndalim këtë bojkot! Do e vijojmë deri në fund derisa qeveria të tërhiqet nga ky ligj për të cilën ne nuk u pyetëm. Nuk kthehemi në auditore pa u tërhequr ligjin” tha studenti Rei Haluli në emisionin “Përballje” në Report Tv.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?