Gjermania ‘shtyp’ Hungarinë, fitore tenistike në Duseldorf! Holanda ‘poker’ kundër Bosnje-Hercegovinës

8 Shtator, 10:43| Përditesimi: 8 Shtator, 10:53

  • Share

Gjermania e ka nisur Ligën e Kombeve duke demostruar një potencial të jashtëzakonshëm, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Hungarinë. Në Duseldorf Fullkrug zhbllokoi rezultatin, ndërsa më tej serinë e golave e vijuan Musiala, Virtz, Pavlovic dhe Kai Havertz.

Në të njëjtin grup në Ligën A edhe Holanda nuk tregoi aspak mëshirë për Bosnje Hercegovinën. Tulipanët fituan me shifrat 5-2 përballjen ku për herë të parë si titullar e nisi Zirzke. Sulmuesi i Manchester United fillimisht zhbllokoi rezultatin, ndërsa brenda pjesës se parë asistoi për golin e 2-1.

Gapko i dërgoi shifrat në 3-1 para se Dzeko ti shkurtonte përkohësisht. Në fund rezultatin e vulosën golat e Ugerhost dhe Xavi Simons.

Në Ligen B të Ligës së Kombeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Anglia në grupin e saj e nisi duke fituar 0-2 kundër Irlandës.

Golat u realizuan nga Declan Rice dhe Grealish, dy futbollistë me origjinë nga Irlanda të cilët kanë mbajtur veshur fanellën e kësaj kombëtareje deri te U-21. Edhe trajneri i përkohshëm i Anglisë është me origjinë nga Irlanda, ndërsa ashtu siç kishte paralajmëruar nuk e këndoi himnin e Anglisë në fillim të ndeshjes.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?