Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 vijojnë në Evropë. Në datat e lira të FIFA-s. në disa grupe janë zhvilluar ndeshjet e para, duke mos munguar surprizat. Gjermania humbi në Bratislavë 2-0 kundër Sllovakisë, ndërsa tri pikë siguruan Spanja, Turqia, Belgjika dhe Uellsi.
Në 'Tehelné pole' të Bratislavës, vendasit e Sllovakisë fituan 2-0 kundër Gjermanisë duke e nisur Grupin A kualifikues me një surprizë të madhe. 'Panzerat' e nisën mirë ndeshjen, por në minutat e fundit të pjesës së parë ishte David Hancko që kaloi vendasit në epërsi, duke 'ndezur' festën në stadium. Në minutën e 55-të Strelec 'vulosi' fitoren 2-0 të sllovakëve kundër katër herë kampionëve të botës. Po në këtë grup, Irlanda e Veriut fitoi 1-3 kundër Luksemburgut.
Në stadiumin 'Vasil Levski' të Sofies, vendasit e Bullgarisë humbën 0-3 kundër Spanjës. 'Furia e Kuqe' shënoi tre gola që në pjesën e parë, madje u deshën vetëm pesë minuta për të zhbllokuar gjithçka. Oyarzabal nisi 'festivalin' e golave, për ta vijuar më pas Cucurella në minutën e 30-të dhe Merino në minutën e 38-të. Në këtë grup, Turqia fitoi 2-3 në Tbilisi kundër Gjeorgjisë.
Kualifikueset e Kupës së Botës, zona evropiane - 4 shtator:
Grupi A
Luksemburg 1-3 Irlanda e Veriut
Sllovaki 2-0 Gjermani
Grupi E
Gjeorgji 2-3 Turqi
Bullgari 0-3 Spanjë
Grupi G
Lituania 1-1 Malta
Holandë 1-1 Poloni
Grupi J
Kazakistan 0-1 Uells
Lihtenshtajn 0-6 Belgjikë

Komente