Gjermania zgjeroi listën e shteteve që ai i konsideron me rrezik për shkak të pandemisë Covid. Belgjika fqinje, Islanda, disa rajone të Francës dhe Europës, në sfondin e rritjes së numrit të infektimeve konsiderohen tani nga Instituti Shëndetësor Robert Koch si ‘të rrezikshme’ duke iu shtuar listës prej 17 vende të BE-së që janë tashmë të klasifikuara si zona me rrezik, pjesërisht ose plotësisht.
Në Francë, rajonet e Pays de la Loire dhe Burgundy janë shtuar në listë. I gjithë vendi tani është në shënjestër, me përjashtim të rajonit kufitar të Grand Est, veçanërisht i goditur rëndë në fillim të pandemisë.
Disa rajone të Britanisë së Madhe bëjnë pjesë për herë të parë me Uellsin dhe Irlandën e Veriut.
Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëroi kundër udhëtimeve turistike, jo thelbësore, me destinacion në këto zona të reja, ku numri i rasteve të reja të infektimit me COVID-19 ka kaluar tashmë pragun e 50 rasteve për 100 000 banorë në shtatë ditë rresht.
Sipas Institutit, Robert Koch, Gjermania ka regjistruar dje 2 503 raste të reja me COVID-19 duke kaluar për herë të dytë në disa ditë pragun prej 2 500.