Sport

Gjermani-Portugali finalja e Europianit të 21 vjeçarëve

4 Qershor 2021, 10:47| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 14:03

  • Share

Gjermani-Portugali është finalja e Europianit të 21-vjeçarëve që do të luhet të dielën në Ljubjanë të Sllovenisë. Gjermania mposhti në gjysmëfinale Holandën me rezultatin 2-1 dhe arriti finalen e tretë radhazi në europianin e të rinjve një rekord më vete ky.

Djelmoshat e Gjermanisë marrin menjëherë një avantazh të dyfishtë pasi Ëirtz shënon ende pa u mbushur minuta e parë dhe më pas e tund rrjetën sërish në minutën e 8-të. Gjithçka mundi të bënte Holanda ishte një gol në mesin e pjesës së dytë me Shurs por ishte Gjermania që u kualifikua për në finalen e evropianit të 21-vjeçarëve.

Portugalia ndërkq fitoi gjysmëfinalen tjetër 1-0 ndaj Spanjës në derbin iberik falë një autogoli. Luzitanët e arrijnë finalen e evropianit të të rinjve për herë të tretë në histori. Në minutën e 80-të një gjuajtje e Fabio Vieira devijohet nga Cuanca dhe përfundon në rrjetë duke kaluar Portugalinë në finale. Ndërkaq të premten e ardhshme nis Euro 2020./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?