Në Gjermani ushtria ka dalë nga kazermat për të mposhtur brumbujt. Ky armik i vogël po shkatërron çdo ditë miliona metra kub pyje.
Pas dy verërave të nxehta dhe të thata, ushtria po lufton edhe kundër kohës për të ndaluar zhvillimin e larvave duke prerë pemët e infektuara.
Në pyjet e Brandenburgut dhe Saksonisë ushtria ka nisur të pres pemët e gjeneratës së tretë të infektuara për të shpëtuar ato të shëndetshme. Kjo kurë masive do të shmangte dyfishimin e humbjes së pemëve deri në fund të vitit.
Një katastrofë
Në Saksoni jane prerë 2.3 - 2.4 milion metra kub dru dhe që nga viti i kaluar janë dëmtuar mbi 5 milion metra kub, 3.9 shkaktuar nga stuhitë dhe 1.3 nga brumbujt.
Ndryshimi i klimës e përkeqëson situatën
Infeksioni ka për shkak gjithashtu ndryshimin e klimës. Shirrat e rrëmbyeshëm në dimër, zjarret dhe thatësira e stërzgjatur kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes. Vitin e kaluar, zjarret dogjën një sipërfaqe pyjore ekuivalente me 3,300 fusha futbolli.
Pronarë privatë të pyjeve
Nga romantikët e shekullit XIX deri tek përrallat e vëllezërve Grimm, pyjet kanë qene një element kryesor i identitetit gjerman. Në një vend me 80 milion, mbi 2 milion njerëz janë zotërues të pyjeve.
Ore, po si se kuptoni qe kapitalizmi i ndyre po shkaterron te gjithe Boten?!!.........
Përgjigju