Një aktivist pro-ukrainas në Serbi ka dorëzuar një "tortë të vdekjes" në ambasadën ruse në Beograd.
Çedomir Stojkoviç u përshëndet nga policia që ruante ndërtesën ndërsa mbërriti duke mbajtur një tortë që ishte e mbuluar me një kafkë dhe e dekoruar që të dukej sikur ishte e mbuluar me gjak.
“Sot, në Serbi, i sollëm një “tortë vdekjeje” ambasadorit rus dhe një kërkesë për dorëzimin e Vladimir Putin për krimin e gjenocidit në Ukrainë. Ne e dimë se vdekja është ajo që ata duan, dhe njerëzit janë ajo që ata ‘hanë’, prandaj kjo tortë është një simbol i politikës së tyre, shkroi Stojkovic në Tëitter.
Një aleate tradicionale sllave, Serbia ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë pavarësisht pushtimit.
Ndërsa kërkon zyrtarisht hyrjen në Bashkimin Evropian, Beogradi ka refuzuar t'i bashkohet sanksioneve perëndimore të dizajnuara për të ndëshkuar Moskën për agresionin.
Lajmi kryesor:
Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi
F.D/ReportTv.al