Lifestyle

Gjest i rrallë! Mjeku i kthen kujtesën duke kënduar gruas së moshuar (VIDEO)

28 Janar 2020, 13:13| Përditesimi: 28 Janar 2020, 13:27

  • Share

Një grua e moshuar në gjendje të rënduar shëndetësore me ethe, e dehidratuar, nuk kujtonte asgjë dhe ishte paraqitur me urgjencë në spitalin e Lecces në Itali.

Sipas "TIGICOM24", vajza e të moshuarës sapo kishte mbërritur në urgjencë, i ishte drejtuar mjekut Antonio Marzo shumë e shqetësuar:

“Doktor të lutem bëni diçka, ajo nuk kujton as se emrin tim”.

Ndërsa vlerëson situatën për të gjetur mënyrën e mjekimit, mjeku fillon të këndojë refrenin e një kënge të “New Trolls” me zë të lartë.

Zonja e  moshuar e dëgjon, dhe fillon të këndojë bashkë me mjekun të njëjtën pjesë, duke çuditur të gjithë mjekët e pranishëm.

 Ajo nuk kujtonte emrin e vajzës së saj por jo refrenin e këngës së “New Trolls”.

“Mosbesimi shndërrohet në realitet, gëzim, shpresë, pasion. Më besoni, kura më e mirë nuk është një ilaç i përcaktuar sipas diagnozës, por është shumë më tepër.

U deshën vetëm disa momente, një aplikim tjetër terapeutik, për ta bërë qëndrimin e zonjës në spital më të mirë.

Ne i dhamë mundësinë të gjejë dhe mbase të rinovojë kujtesën e saj, tani të lodhur nga mosha”, shkruan mjeku Marzo.

Gjesti prekës i mjekut u bë viral në shumë vende të botës.

Komento

Komente

  • Dr. Deutch: 28/01/2020 15:43

    Çka këtu për tu habitur!? Duhet që çdo trup i dehidruar ka çrregullime të memories aq më tepër në moshë të madhe, pas dy infusionesh me Elektrolit dhe një Glucose është normale që kujtesa të përmirësohet.

    Përgjigju
    • Bobi: 28/01/2020 18:16

      Jo mer jo? U beson dhe vet ktyre idjotlliqeve qe shkruan? Tamom doktor trapi qe me diplome te blere shkon ne DE si specialisht. Elektrolitet futi ne by... se mos bohesh mo i pjek

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?