Një i ri në qytetin e Lezhës ka ndërmarrë një veprim të veçantë dhe human në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Përmes kontributetit individual të miqve dhe një farmacie, Aldi Gjoka ka arritur të sigurojë 500 maska të cilat ua ka shpërndarë falas kalimtarëve në qytetin e Lezhës.
Qëllimi i 17-vjeçarit i cili është pjesë e grupit rinor në Lezhë, ishte për të ndërgjegjësuar dhe ndihmuar sadopak në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Përveç maskave, ai gjithashtu ofroi ndihmën e tij për të moshuarit në vendosjen e saktë të maskës.
Ky veprim i tij u mirëprit mjaft mirë nga qytetarët në Lezhë të cilët e falenderonin për gjestin e tij human dhe ndërgjegjësues.