Capital T dhe Granit Dërguti

VIP & Spektakël

Gjesti human i dy këngëtarëve shqiptarë, surprizojnë vogëlushen e sëmurë në spital /FOTO

30 Korrik 2018, 16:40| Përditesimi: 30 Korrik 2018, 16:45

  • Share

Së fundmi reperi Capital T është përfshirë në fushata bamirësie për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Këtë herë në bashkëpunim me këngëtarin Granit Dërguti kanë surprizuar fëmijët e sëmurë në spitalin Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Mesa duket ata janë bërë pjesë e fushatës së Albana Osmanit 'Ti je një luledielli' pasi mderatorja ka postuar në Instagram disa foto emocionuese ku shihen dy këngëtarët duke përqafuar fëmijët e sëmurë të cilët mesa duket janë fanse të dy këngëtarëve.

Albana ka falenderuar dy kënëgëtarët për gjestin e tyre: “Faleminderit nga zemra! Qofsh i bekuar artist me zemrën e madhe sa drita që ke përpara në jetën tënde, e pafundme! Kjo ditë do të jetë përgjithmonë e veçantë për princeshën e vogël”, – ka shkruar Albana Osmani

Këngëtari Granit Dërguti

Reperi Capital T

2/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?