Gjesti human! Ushqen qentë e rrugës prej 19 vitesh, flet Afërdita: Më dhurojnë dashuri pa kushte! Nuk bëj pushime, se ngelen pa ngrënë

15 Nëntor 2023, 20:31| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 20:37

  • Share

Në shi, në borë, në ditë të nxehta, Afërdita Halilin e gjen në rrugët e Tiranës në shërbim të katërputroshave.

 Këto krijesa të pambrojtura e presin çdo ditë për ushqim. Ndaj për këtë arsye, "nëna e qenve" nuk bën pushime.

Ecën me kokën mbrapsht, nëse ndonjë prej qenushëve nuk ka marrë shërbimin e duhur prej saj. Këtë gjest human, rrallëherë e shikon në ditët e sotme, por Afërdita e vijon këtë mision prej 19 vitesh.

"Në orën 7:40 jam e përditshme këtu në liqen. Kudo që lëviz jam me ushqim. Ka qenë im shoq i pari që më tha se kishte qen të uritur tek kazanët e plehrave. Ndjeva një dhembsuri. Pushimet e mia kanë vdekur qëkur ka vdekur im shoq, sepse jam marrë me jetën e kafshëve", tregon 62 vjeçarja.

Gjithçka e bën vullnetarisht, e ndihmuar edhe nga familja e saj kafshëdashëse.

Ajo jep këshilla se si duhet të sillemi me qentë endacakë kur duam t’u afrohemi apo e kundërta, kur duam t’u shmangemi. Për të, qentë falin dashuri pa kushte.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 16/11/2023 12:10

    Love you lady, meriton veç respekt dhe admirim.

    Përgjigju
  • Rena: 16/11/2023 07:00

    Sa me behet qefi kur degjoj qe ka human edhe ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Noel: 15/11/2023 21:57

    Respect!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?