Heroi i Anglisë në ndeshjet kundër Sllovenisë, Jude Bellingam, ia ka hedhur paq për gjestin e bërë pas golit. UEFA hapi një hetim për futbollistin, i cili pas golit iu drejtua tribunës duke prekur organin gjenital. Një veprim që futbollisti e justifikoi duke thënë se ishte një shaka për disa shokë të tij që gjendeshin atje, por UEFA nuk e ka menduar kështu.
Bellingham është pezulluar 1 ndeshje me kusht, por do të luajë të shtunën në çerekfinale kundër Zvicrës. Ky pezullim do hyjë në fuqi nëse mesfushori i Anglisë e përsërit në harkun kohor të 1 viti, ndërsa gjithashtu do paguajë 30 mijë euro gjobë, pasi konsiderohet gjest anti sportiv.
Sakaq mbrojtësi i Turqisë Mehdi Demiral, i cili festoi me shenjën e ujkut pas golit të dytë kundër Çekisë, është dënuar me dy ndeshje pezullim nga UEFA. Ai festim ishte si shenjë mbështetje ndaj partisë ‘ujqërit gri’ në Turqi, që është një parti e eksremit të djathtë. Ndryshe nga Bellingham, Demiral është dënuar pasi politika është përzier me sportin, ndërsa kjo çështje ka tejkaluar kufinjtë duke u bërë edhe diplomatike.
Gjermania ka kërkuar takim me ambasadorin turk, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Turqi me ambasadorin e gjermaninë. Njëkohësisht presidenti i Turqisë Regep Taip Erdogan ka vendosur të udhëtojë në Gjermani për ndeshjen që përfaqësuesja e drejtuar nga Montella do ketë të shtunën kundër Holandës.
Hilft vazhdojn pa fund, pse 2 Standarte lojtari turk dēnohet 2 ndeshje lojtari Anglez s'dēnohet fare. Pra bējn çfar tē duan e si tē duan UEFA turp dhe maskarallik.
Përgjigju