Robbie Williams gjatë ceremonisë hapëse të Botërorit

VIP & Spektakël

Gjesti i pahijshëm i Robbie Williams, televizioni amerikan kërkon falje

16 Qershor 2018, 08:09| Përditesimi: 16 Qershor 2018, 08:15

  • Share

Pas gjestit të pahijshëm të këngëtarit Robbie Williams para kamerave gjatë ceremonisë hapëse të Botërorit, televizioni amerikan Fox News iu ka kërkuar falje të gjithë ndjekësve për lejimin e transmetimit të këtij momenti.

Në kohën që po transmetohej, televizioni nuk e dinte çfarë do të ndodhte, prandaj iu kërkon ndjesë të gjithë teleshikuesve.

"Ndërsa po transmetohej live, nuk e dinim se çfarë do të ndodhte gjatë performancës dhe kërkojmë ndjesë”, thanë përfaqësues të televizionit për Hollywood Reporter.

Gjesti i Robbie Williams u kthye në pak minuta viral në të gjithë botën. Gjatë performancës së tij, këngëtari tregoi gishtin e mesit përpara kamerave duke ngjallur zemërimin e shumë njerëzve që e panë këtë moment.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?