Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë nëpër rrjetet sociale është postuar një video që shihet që në një nga makinat e tifozëve serb që kishte flamurin e tij është vendosur ai shqiptar duke u mirëpritur mes brohorimave dhe entuziazmit.
Serbia ka përjetuar humbjen ndaj Zvicrës me rezultatin 1:2, ku dy golat janë shënuar nga shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Ajo çfarë i ka nervozuar serbët ka qënë gjesti i golashënuesëve, ku duke bërë me duar shqiponjën duke festuar golat e fitores.
Teksa në video shihen festimet e shumta, jo vetëm të zvicerianëve por edhe të shqiptarëve, por shihet një grua bjondje, për të cilën thuhet se është serbe, e cila synon tu prishë festën disa shqiptarëve të cilët brohorisnin të gëzuar, duke u konfliktuar me ta dhe duke tentuar dhe ti qëllojë.
Por për fat të mirë konflikti është mbyllur shpejt dhe serbja nuk është lejuar që të bëjë ndonjë skandal për tu prishur festën shqiptarëve.