8-vjeçari, Matro Vasiu

Sociale

Gjesti i veçantë i artistit të ri, me buzëqeshjen që do ta kujtojnë të gjithë, krijoi portretin e Mateos së vogël dhe ia dorëzoi familjes në Fier

30 Nëntor 2021, 12:34| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 12:36

  • Share

Me buzëqeshjen që do ta kujtojnë të gjithë, një artistë i ri krijoi portretin dhe i dha ngjyra fytyrës së Mateos së vogël, që u vra nga një dorë pa mëshirë dy javë më parë.  

Fytyra e pafajshme e vogëlushit e përjetësuar në pikturë, u dorëzua nga vetë artisti te familjarët si një kujtim i mbështetjes së të gjithë shqiptarëve ndaj familjes Vasiu për tragjedinë që i ndodhi familjes së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë të zakonshme për Mateon e vogël, kur kishte dalë të luante me biçikletën e fqinjit të tij në rrugët e fshatit Greçalli të Fierit, si çdo ditë, por këtë të martë, kjo skenë pafajësie përfundoi në një krim makabër. Mateo u rrëmbye, u vra dhe më pas u gropos. Autor i këtij krimi makabër, është Klodian Çalamani 38-vjeç, e i dënuar edhe më parë për pengmarrje.

Krimi monstruoz është një ndër më tronditësit për vendin tonë vitet e fundit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?