Një ceremoni e veçantë dhe e bukur është zhvilluar brenda burgut të Peqinit.
Bëhet fjalë për një pagëzim, që është finalizuar nga një 37-vjeçar i dënuar prej disa vitesh në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
“Besimi te Perëndia më dha lirinë që kërkoja”, është shprehur 37-vjeçari që u pagëzua.
“Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin u zhvillua një ceremoni pagëzimi e mbushur me emocione dhe shpresë për të ardhmen.
M.B, 37 vjeç, i dënuar prej disa vitesh, bëri një hap të rëndësishëm në rrugën e tij të transformimit shpirtëror, duke pranuar pagëzimin si shenjë të besimit dhe reflektimit të brendshëm.
“Besimi në Perëndinë më ka dhënë lirinë psikologjike dhe shpirtërore që kërkoja”, tha ai me sinqeritet dhe përulësi.
Ky moment tregon se edhe brenda mureve të burgut, shpresa dhe ndryshimi mbeten të mundshme.
Urojmë që rrugëtimi i tij i ri të jetë i mbushur me paqe dhe dritë”, njofton burgu i Peqinit.
Komente
