Gjethe lakre të skuqura nga zonja Albana

15 Nëntor 2023, 12:25| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 12:27

  • Share

Gjethe lakre të skuqura

Përbërësit:

  • Lakër e bardhë
  • Djathë të thërrmuar
  • Majdanoz të grirë
  • Galetë ose miell
  • Vezë
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Pastrojmë lakrën nga fletët e dëmtuara, presim koçanin derisa të lirohen fletët dhe të hyjë nxehtësia gjatë zierjes për 5 minuta në ujë të vluar me kripë. Më pas e heqim nga uji dhe fletët i ndajmë duke i hapur në tavolinë. Marrim 1-2 fletë, i shtypim kërcellin dhe hedhim brenda tyre djathë të thërrmuar përzier me majdanoz e piper të zi të bluar. Mbledhim fletët në formë zarfi ose roleje, i kalojmë në vezë dhe më pas në miell ose galetë. I skuqim dhe i shërbejmë të nxehta, sipas dëshirës mund t'i spërkatim dhe me salcë të kuqe domate.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?