Receta

Gjethe rrushi të skuqura me djathë dhe erëza nga zonja Albana

14 Maj, 11:19| Përditesimi: 14 Maj, 11:21

  • Share

Gjethe rrushi të skuqura

Përbërësit:

  • Gjethe rrushi / spinaqi
  • Djathë të thërrmuar
  • Majdanoz të grirë
  • Galetë ose miell
  • Vezë
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Pastrojmë gjethet e rrushit apo çdo lloj gjethe tjetër dhe i vendosim për pak minuta në ujë të vluar. Më pas i heqim nga uji dhe fletët i ndajmë duke i hapur në tavolinë. Marrim 1-2 fletë, i shtypim kërcellin dhe hedhim brenda tyre djathë të thërrmuar përzier me majdanoz e piper të zi të bluar. Mbledhim fletët në formë zarfi ose roleje, i kalojmë në vezë dhe më pas në miell ose galetë. I skuqim dhe i shërbejmë të nxehta, sipas dëshirës mund t'i spërkatim dhe me salcë të kuqe domate.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?