Granit Xhaka

Sport

Gjeti akordin me Sunderland, Ten Hag bllokon Granit Xhakën: S'e lëmë të largohet, ka edhe tre vite kontratë

23 Korrik, 09:47| Përditesimi: 23 Korrik, 09:54

  • Share

Granit Xhaka i surprizoi të gjithë, pasi kapiteni shqiptar i Zvicrës dhe mesfushori i Bayer Leverkusen gjeti akordin me ekipin e sapongjitur në Premier Leaguen angleze, Sunderland. 32-vjeçari ka interes të shtuar nga Milan dhe Inter, andaj kjo lëvizje duket shumë surprizuese. Të martën edhe agjenti i tij, Jose Noguera, konfirmoi lajmin.

Mirëpo, ka qenë trajneri i ri i Bayer Leverkusen, Erik ten Hag i cili ka bllokuar kalimin e Xhakës në Angli. Trajneri i 'Aspirinave' ka thënë se Xhaka ka edhe tre sezone kontratë me Leverkusen dhe pas shitjes së tre yjeve të ekipit (Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Jonathan Tah) nuk do lënë shtyllën e mesit të fushës të largohet.

Erik ten Hag iu përgjigj qartë dhe ashpër agjentit të Xhakës. "Agjenti i tij mund të thotë çfarë të dojë, por ky klub tashmë ka lënë të lirë tre lojtarë të rëndësishëm (Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Jonathan Tah) dhe ne nuk do të lëmë më asnjë. Granit është një lider, ai ka ende tre vjet të mbetura në kontratën e tij këtu.

Është e qartë, Granit është një lojtar kyç për ne, ai nënshkroi këtu për pesë vjet dhe i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij. Ai është shumë i rëndësishëm për ne që ta lëmë të shkojë", tha ten Hag.

Kontrata e Xhakës me Leverkusenin skadon në vitin 2028 dhe drejtori sportiv i klubit, Simon Rolfes përsëriti gjithashtu fjalët e holandezit të stolit.

"E kam përsëritur disa herë që Granit është një lider i rëndësishëm. Unë dhe trajneri jemi dakord. Po flasim me të gjithë lojtarët tanë. Në fund të fundit, është ende një situatë trepalëshe. Graniti ka ende një kontratë tre vjeçare dhe në parim, një ndryshim mund të ndodhë vetëm nëse të treja palët bien dakord", tha ai.

Me Xhakën që do largimin dhe akordin e gjetur me Milan ose Sunderland, është Leverkusen që po bëhet pengesë për largimin e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?