Safet Gjici

Gjici: Nëntë pikë për 3 ndeshjet e radhës, ndryshe nuk ka rroga

19 Prill 2018, 17:00| Përditesimi: 19 Prill 2018, 17:02

  • Share

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, kur dukej se Kukësi kishte siguruar finalen e turneut, ka kthyer përsëri situatën e paqartë në radhët e verilindorëve. Presidenti i klubit, Safet Gjici, ka qenë shumë i mërzitur pas eliminimit aq sa u ka vendosur një ultimatum lojtarëve duke kërcënuar me mospagimin e rrogave, si masë disiplinore ndaj paraqitjes zhgënjyese.

Gjici ka theksuar se vendi i dytë në kampionat nuk ishte ngushëllim, por kërkonte nga ekipi i tij që të fitonte tri ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij muaji. “Nëse në tri ndeshjet e radhës në kampionat nuk marrim nëntë pikë, lojtarët nuk do të marrin asgjë. Sa më mirë t’i trajtosh futbollistët, aq më keq është”, - janë fjalët e Gjicit.

Me tre fitore radhazi në kampionat, Kukësi do të bënte të sigurt vendin e dytë në klasifikim, objektivi i vetëm që u ka mbetur kuksianëve, të cilët mund të përfundojnë në Champions League nëse mbetet në fuqi vendimi i UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?