Futbollisti Sindrit Guri

Gjici refuzon ofertat për Gurin, nuk e shet poshtë 1 milionë euro

23 Prill 2018, 16:37| Përditesimi: 23 Prill 2018, 16:43

  • Share

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka refuzuar vërtet një ofertë shumë të majme për sulmuesin e talentuar Sindrit Guri, që të paktën për momentin nuk do të largohet ekipi verilindor.

Numri një i klubit kuksian vazhdon të refuzojë çdo ofertë që i vjen poshtë 1 milion euro dhe kështu ka bërë edhe me atë të përmirësuar nga një klub koreanojugor, që kishte dërguar skaut që të ndiqnin lojtarin.

Vëzhguesi ishte dje në stadium për ndeshjen kundër Laçit, për të parë në veprim lojtarin shqiptar dhe për të bërë negociata me Kukësin për kartonin e tij. Koreani i ka vënë në tavolinë Gjicit një ofertë të përmirësuar, duke kaluar nga 500 mijë dollarë që kishte propozuar fillimisht, në 850 mijë dollarë për lojtarin.

Kjo ofertë do të ishte një rekord për klubin dhe një nga vlerat më të larta të transferimve në futbollin shqiptar.

Por Gjici i ka thënë “jo” edhe kësaj oferte, duke insistuar se nuk do të ketë diskutime për transferimin e futbollistit, derisa të plotësohet kërkesa minimale financiare, shifra prej 1 milion eurosh.

Që nga momenti kur është bërë e qartë se sulmuesi do të largohet në verë, në klub kanë mbërritur një mori ofertash, por deri tani asnjëra nuk i është afruar këtij ‘kufiri minimal’ të vendosur nga Gjici.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?